Nata Madhështore

Nata e Mrekullive të jashtëzakonshme.
Nata e Ngritjës në Qiej.
Nata e shoqërimit me Xhebrailin.
Nata kur Pejgamberi a.s. pa Xhenetin dhe Xhehnemin.
Nata që Ndanë Besimtarët nga Jobesimtarët.
Nata e takimit me disa Pejgamberë.
Nata e Krijesës Burak që Barti Të Dërguarin e ZOTIT deri në Qiellin më të lartë.
Nata kur kaloi shtatë katet e Qiejve.
Nata e Sidretul Munteha-së.
Nata e historise së Namazit dhe të Musaut a.s.
Nata kur pa duke rrjedhë kater lumenjtë prej tyre Nilin dhe Eufratin.
Nata e Takimit me Allahun xh.sh.
Nata kur në Mesxhidul Aksa Muhamedi a.s. ishte imam në Namaz të dy rekateve të të gjithë Pejgamberëve tjerë dhe e mbajtjës së Hytbes atyre.
Nata e disa nga Mrekullive të Jashtëzakonshme!
A nuk mjaftojnë këto që për këtë natë të flitët nje muaj, nëpër amfiteatre të Fakulteteve, nëpër Salla të Kultures, nëpër salla të shkollave, nëpër Salla të Sporteve, nëpër Studiot televizive?!
A nuk mjaftojnë këto, që për një muaj të mbahen në çdo qytet Tribuna, Tryeza dhe Konferenca Akademike- shkencore- Fetare?!
A nuk mjaftojnë këto, që të botohen broshura me tirazhe dhjetëra mijëshe që populli të kuptojë rëndësinë dhe të Vërtetat e kësaj NATE Madhështore?!
Te Vërtetat duhët Ofruar Njerëzisë.
Për çdo gje.
Atje ku janë.
Atje ku eshte Jeta.

 

Nga: Ubejd Gashi