NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Po monitorojmë zhvillimet

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe gjithashtu bën thirrje që palët të vetëpërmbahen dhe të mos përshkallëzojnë situatën.

“Ne dënojmë përshkallëzimin e Iranit brenda natës dhe bëjmë thirrje për përmbajtje dhe gjithashtu po monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah, në një reagim në platformën X.

Më tej nënvizoi se konflikti në Lindjen e Mesme është me rëndësi të mos dalë jashtë kontrollit. /abcnews