Ndarja

Taha Kılınç

Një letër e zverdhur dhe e vjetër. Mbi të disa nënshkrime dhe shënime hebraike. Në anën e sipërme djathtas është shkruar data e 29 nëntorit të vitit 1947. Pranë tij mer pjesë titulli i mëposhtëm: “Procesverbali i votimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”. Ky është rezultati i votimit të famshëm për ndarjen e tokave palestineze midis arabëve dhe hebrenjve.
Është më se e dukshme se cili vend votoi në cilin drejtim.
33 shtete që votuan “pro”: Australia, Belgjika, Bolivia, Brazili, Bjellorusia, Kanadaja, Kosta Rika, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Domenikane, Ekuador, Franca, Guatemala, Haiti, Islanda, Liberia, Luksemburgu, Holanda, Zelanda e Re, Nikaragua, Norvegjia, Panamaja, Paraguaj, Peru, Filipinet, Polonia, Suedia, Ukraina, Republika e Afrikës së Jugut, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Uruguai, Venezuela.
13 vendet që votuan “kundër”: Afganistani, Kuba, Egjipti, Greqia, India, Irani, Iraku, Libani, Pakistani, Arabia Saudite, Siria, Turqia, Jemeni.
10 vendet e mbetura që “abstenuan ” ishin: Argjentina, Kili, Kina, Kolumbia, El Salvadori, Etiopia, Hondurasi, Meksika, Anglia dhe Jugosllavia.
Sot duket krejt normale që vendet perëndimore që ndjekin linjën e Izraelit të votojnë pro. Por është interesante fakti se në këtë drejtim kanë votuar edhe vendet që janë shumë larg gjeografisë së Lindjes së Mesme, si fizikisht ashtu edhe politikisht, si për shembull: Paraguaj, Peru, Republika Domenikane, Ekuador etj. Kur kërkojmë përgjigjen e pyetjes, ndeshemi me një realitet klasik: organizatat sioniste dhe fondet e rëndësishme hebreje që bënin biznese në këto vende dolën jashtë rrugës së tyre për të garantuar rezultatin e votimit. Shumë prej përfaqësuesve të këtyre vendeve janë blerë me para, në disa prej tyre janë fshirë borxhet dhe në të tjerat janë përdorur kërcënime ekonomike si tërheqja e investimeve nga vendi.

Në këtë drejtim, rezultati i votimit historik në OKB u përcaktua kryesisht nga korrupsioni dhe ryshfeti. Sot, e njëjta procedurë ndiqet në shumë fronte të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndër vendet që votuan kundër ndarjes së tokave palestineze veçohen Greqia dhe India. Një zgjedhje e tillë e Greqisë, e cila po ballafaqohej me luftën civile mund të shpjegohet tërësisht me balancet e marrëdhënieve ndërkombëtare të asaj kohe. Ndërsa votimi i Indisë, e cila fitoi pavarësinë nga Anglia vetëm tre muaj para votimit, është interesante. Ndikimi i drejtpërdrejtë i politikës britanike në Indi ndoshta mund të shpjegojë këtë situatë. Ndoshta surpriza më e madhe e rezultatit të votimit është abstenimi i Britanisë së Madhe, për të cilin do të kishim menduar lehtësisht “padyshim po” po të mos kishim parë listën. Kur politika e jashtme britanike, e cila është përpjekur të menaxhojë njëkohësisht arabët dhe hebrenjtë për dhjetëra miliona vjet, më në fund kuptoi se nuk mund ta ndalonte qeverinë palestineze, vendosi të dilte nga situata duke ia lënë situatën OKB-së. Për të evituar humbjet e mundshme, Britania, e cila fitoi urrejtjen e sionistëve dhe arabëve në të njëjtën kohë, zgjodhi një rrugë të mesme.
Sipas rezultateve të votimeve, abstenimi në fakt nënkuptonte votim pro.

Territoret palestineze, të cilat ishin skenë e konflikteve të mëdha dhe të përgjakshme gjatë gjithë mandatit britanik, u hodhën në skenë edhe më të përgjakshme dhe të re që nga votimi në OKB deri më 14 maj 1948, kur u shpall zyrtarisht themelimi i Izraelit.
Organizatat terroriste sioniste, të cilat kryen shumë krime, veçanërisht Masakrën e Deyr Yassin që ndodhi më 9 prill 1948, arritën të mposhtin trupat profesionale të vendeve arabe duke krijuar një ushtri të unifikuar pas krijimit të shtetit.
Pas mbarimit të konflikteve, në të cilat SHBA mbështeti drejtpërdrejt sionistët, në Lindjen e Mesme u krijua një shtet i ri: Izraeli.

Për shtetet arabe, ky ishte fillimi i një epoke të re dhe të turbullt, në të cilën të gjithë do të konkuronin për të përtypur më fort se tjetra çamçakëzin e quajtur “kauza palestineze”.
Një periudhë plot tragjedi në të cilën Palestina do të trajtohet si një “fëmijë i gjetur në oborrin e xhamisë”, liderët arabë do ta përdorin këtë çështje si një material për politikën e brendshme dhe populli palestinez do të vuante edhe më shumë…
Mbrëmjen e së mërkurës, 29 nëntor 2017, gjatë kthimit nga Jeruzalemi, në 70- vjetorin e miratimit të projektligjit për ndarjen e Palestinës midis arabëve dhe hebrenjve në OKB mendoja të gjitha këto.
Natyrisht, këto mendime u shoqëruan me mundësitë e humbura, skenarët alternativë për luftërat e humbura, koordinatat se ku qëndrojmë si botë islame dhe ndryshimet në qasjen e popujve dhe qeverive ndaj çështjes së Palestinës.
Megjithëse kur themi “ndarje” në kontekstin e Palestinës zakonisht në mendje na vjen vota e famshme në OKB, ajo që duhet të nënkuptojmë në të vërtetë është gjendja e shkatërruar e botës islame për çështjen e Palestinës.
Edhe pse Palestina duket se mbështetet në nivelin retorik, situata është përkeqësuar edhe më keq gjatë dekadave që nga ndarja, pasi qëndrime të ndryshme u shfaqën në nivelin e veprimit..

Shkruan: Taha Kılınç
Përktheu dhe përshtati: Rejhan Sherifi