Kjo thënie është një udhërrëfyes për një jetë me qëllime të qarta dhe integritet, duke lënë të tjerët të humbasin kohën e tyre në gjëra të kota
Derisa ti po investon në vetën tënde, të tjerët janë të zënë me sjellje toksike, përleshje të kota,si dhe biseda dhe fjalë gjepura.
Sipas stoikëve (Aurelius, Epictetus), njeriu mund të kontrolloj vetëm atë që varet nga ai/ajo, duke injoruar zhurmën e jashtme
Ndërto të ardhmen tënde, përqendrohu tek rritja dhe zhvillimi yt në aspektin e rritjes së aftësive, talenteve, si dhe arritjes së qëllimeve që ke.
Çdo gjë fillon nga VETËDIJA dhe VULLNETI për të përparuar.
Ti je ai apo ajo që ke vetëdije dhe ke vullnet për të ecur para. Mos u ndal! Ndihmo edhe të tjerët gjatë rrugëtimit tënd drejt suksesit dhe shpëtimit.
Vehbi Zeqiri








