Më shumë se 100 kamionë ndihmash humanitare hynë të enjten në Rripin e Gazës, duke sjellë miell, barna, furnizime gjaku dhe ushqime emergjente për banorët e rrethuar prej muajsh.
Por ndihma është ende larg për të përmbushur nevojat bazë të popullsisë, e cila përballet me mungesë të thellë ushqimi, uji të pijshëm dhe shërbimesh shëndetësore.
Gazetari i Al Jazeera-s, Moath Al Kahlout, raportoi nga Qyteti i Gazës, ku ndihmat po shpërndahen nëpër qendra komunitare dhe spitale të mbipopulluara. /mesazhi



