Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ndodhi e rrallë në Turqi, një dele lindi 9 qengja njëherësh

Ndodhi e rrallë në Turqi, një dele lindi 9 qengja njëherësh

Një dele në qytetin Denizli të Turqisë lindi 9 qengja në një lindje të vetme, raporton Anadolu.

Cemil Dogan, i cili merret me blegtori në Denizli, shprehu lumturinë për lindjen e 9 qengjave nga delja e tij.

“Delet tona zakonisht kanë pasur 4-5 lindje. Një herë kanë qenë 6, por 9 është hera e parë, të gjithë janë gjallë. U habitëm shumë. Në fillim menduam ‘mos ka lindur ndonjë dele tjetër dhe ka ikur?’, por e kuptuam se nuk ishte ashtu. Në fillim nuk mund ta besonim. Kur filloi t’i ushqejë me qumësht, nëna i pranoi të gjithë të vegjlit. Prandaj jemi të lumtur”, tha ai.

Ndërsa veterineri Lutfi Emreoglu tha se “Që të jenë 9 është një rast shumë i rrallë. Kjo lidhet me vezoret e deles. Maksimumi i regjistruar është 7 lindje. Këto lloje dele zakonisht mund të lindin 5-6 të vegjël në një lindje, por ky është një rast i jashtëzakonshëm”.