Në burgjet e regjimit të Asadit kanë vdekur 836 të burgosur

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) bën të ditur se 836 të burgosur kanë vdekur në burgjet e regjimit të Bashar al Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SNHR ka publikuar raportin në lidhje me gjendjen e disa prej kundërshtarëve të regjimit të privuar nga liria në periudhën (mars 2011) kur ka filluar lufta e brendshme në Siri.

Në raport thuhet se kanë filluar të njoftojnë zyrat e popullsisë se 836 persona prej qindra mijërave të privuar nga liria, fati i të cilëve nuk dihet, kanë humbur jetën përderisa ndodheshin në burg.

Në raport thuhet se në njoftimet e regjimit duke filluar nga muaji maj, nuk jepen informacionet në lidhje me arsyet e vdekjeve. Po ashtu thuhet se regjimi nuk po i dorëzon mbetjet mortore.

Sipas të dhënave 285 nga të vdekurit janë nga Damasku dhe zona rurale e tij, 146 nga Homsi, 141 nga Haseke, 117 nga Hama, 78 nga Dera, 29 nga Idlibi, 23 nga Lazkije, 8 nga Halepi, 6 nga Dejrizori dhe 3 nga Suvejdali.

Më tej thuhet se supozohet që një pjesë e madhe e të vdekurve kanë humbur jetën nga tortura ndërsa një pjesë tjetër nga ekzekutimi.

“Janë dy arsye prapa asaj që forcat e regjimit nuk ndjejnë nevojën për të treguar për të vdekurit. Njëra është presioni i garantuesit të regjimit, Rusisë. Kurse e dyta është se regjimi dëshiron të tregojë se ka fituar luftën në shtet, si dhe dëshira për ta mbyllur dosjen e të burgosurve. Me këtë po përpiqet që ta nënshtrojë popullin”, thotë kreu i SNHR-së Fadil Abdulgani, thuhet në raport.

Që nga fillimi i luftës së brendshme janë vrarë 14 mijë persona nga tortura

Në raportin e SNHR-së po ashtu thuhet se nga qindra mijëra persona të privuar nga liria që nga fillimi i luftës së brendshme të regjimit deri në muajin gusht të vitit 2018, rreth 14 mijë persona kanë vdekur si pasojë e torturave.

Sipas burimeve të opozitarëve sirianë, në burgjet e regjimit po mbahen të paktën 500 mijë persona.