Në Francë 716 të infektuar me koronavirus, 11 kanë gjetur vdekjen

Dy ligjvënës francezë janë prekur nga koronavirusi dhe pesë të tjerë po testohen për sëmundjen e rrezikshme. Zyrtarët nuk i kanë identifikuar hapur deputetet e sëmurë, por mediat lokale të Alasës thonë se një prej tyre është Jean-Luc Reitzer, përfaqësues i njërit prej rajoneve më të prekura nga Covid 19 dhe që duket se ka përfunduar në terapi intensive.

Tjetra është një grua. Ministria franceze e shëndetësisë pak më herët njoftoi se dy persona të tjerë kishin humbur jetën nga korona virusi, e kjo e çon në 11 totalin e vdekjeve në këtë vend.

Të prekurit janë 716. Një ditë më parë u mësua se një ligjvënëse iraniane ndërroi  jetë si pasojë e koronavirusit. Fatemeh Rahbar, e kishte fituar mandatin në zgjedhjet e fundit në Teheran. Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës. Deri në 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të infektuar nga ky virus. Koronavirusi ka marrë jetët e disa zyrtarëve në Iran, përfshirë këshilltarin e liderit suprem dhe të dërguarit të posaçëm në Vatikan.

Më shumë se 20 ligjvënës si dhe zëvendëspresidenti e zëvendësministri në Iran kanë rezultuar me rezultat pozitiv të koronavirusit. Ndërkohë, autoritetet në Kinë njoftuan të shtunën se 99 raste të reja janë infektuar, çka shënon rënie krahasuar me një ditë më parë ku u raportuan 143 të prekur, e kjo është shifra më e ulët që nga 20 janari./tch