“Ne jemi këtu për të qëndruar”, populli i Gazës sfidon spastrimin etnik të Izraelit

Ahmed al-Baz, një palestinez 33-vjeçar i zhvendosur nga qyteti i Gazës, thotë se ky vit ka qenë më i keqi në jetën e tij.

“Ishte një vit rrënimi dhe shkatërrimi,” tha ai në Rafah, i rrethuar nga tenda në një kamp të improvizuar. “Ne vetëm duam që lufta të përfundojë dhe të fillojmë vitin e ri në shtëpi me një armëpushim të shpallur.”

Në kampin Nuseirat, banori Mustafa Abu Wawee tha se një sulm goditi shtëpinë e një prej të afërmve të tij, duke vrarë dy persona.

“Okupimi [izraelit] po bën gjithçka për t’i detyruar njerëzit të largohen,” tha ai ndërsa ndihmonte në kërkimin e katër personave të zhdukur nën rrënoja. “Ata duan të na thyejnë shpirtin dhe vullnetin, por do të dështojnë. Ne jemi këtu për të qëndruar.” /mesazhi