Ne nuk mundemi te ndryshojmë te kaluarën dhe as te përcaktojmë te ardhmen tonë

Muhamed Ratib En Nabulsij

Përse i mbingarkojmë vetvetet tona në dëshpërim per diçka që nuk e kemi në dorën tonë . Jeta është e shkurtër dhe objektivat tona për të janë të mëdha. Shiko lart ne re e mos shiko poshtë në tokë.
Nëse te ngushtohen rrugët kërkoji ndihmë Atij që i di gjithë të fshehtat.
Thuaj falenderimi i takon Allahut per cdo gje.
Anijen Titanik e ndërtuan specialistët më të mirë dhe anija e Nuhut u ndërtua nga njerëz pa eksperiencë
E para u mbyt
E dyta mbarti gjithë njerëzimin
Triumfi dhe suksesi është nga Zoti i Madhëruar.
Ne nuk jemi banorët e përhershëm të këtij planeti (Tokës)!! Ne i përkasim xhenetit dhe babai i njerëzimit Ademi paqja e Zotit qoftë mbi të ka qenë banor i xhenetit ne fillim. Ne kemi zbritur në tokë për një provim te shkurtër pastaj do të kthehemi shpejt.
Përpiqu dhe puno shumë që ti bashkëngjitesh karvanit te punëmirëve të cilët do të kthehen te vatani i tyre i bukur i gjerë e mos humb kohën në këtë planet të vogël e të ngushtë.
Ndarja:
Nuk është një udhëtim i largët, as ndarja e të dashurve, as vdekja nuk është ndarje do bashkohemi një ditë ne botën tjetër.
Ndarja e vërtetë është:
Që njëri të jetë nga banorët e xhenetit dhe tjetri në zjarr.
Zoti na bëftë nga banorët e xhenetit
Jeta nuk është veçse një histori e shkurtër nga dheu, mbi dhe,nën dhe. Pastaj llogari e në fund shpërblim ose dënim.
Jeto jetën tënde me Zotin të jesh krijesa e Zotit më e lumtur.

Doktor Muhamed Ratib En Nabulsij