Në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj Rafah humbin jetën 8 palestinezë

Të paktën 8 palestinezë, në mesin e tyre 5 fëmijë dhe 2 gra kanë humbur jetën në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Zyrtarët shëndetësor thanë për Anadolu se ushtria izraelite vendosi në shënjestër një barakë mbi një tokë bujqësore në lagjen As-Salam në jug të qytetit Rafah.

Zyrtarët transmetuan se në sulmin e ushtrisë izraelite humbën jetën 8 palestinezë, duke përfshirë 5 fëmijë dhe 2 gra nga familja Iyad e ardhur në Rafah pas zhvendosjes nga qyteti i Gazës.

Po ashtu shumë palestinezë janë plagosur si pasojë e bombardimit nga ushtria izraelite ndaj një shtëpie që i përkiste familjes Al-Behabisa përreth Varrezës Lindor në qytetin Rafah.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra janë vrarë 33.899 palestinezë si dhe janë plagosur 76.664 të tjerë.

Nën rrënoja ende ndodhen mijëra palestinezë të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.

– Rafah, streha e fundit e palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit që nga 7 tetori 2023, të paktën 1,9 milion njerëz janë zhvendosur në Rripin e Gazës, me një popullsi prej rreth 2,3 milionë. Shumica e këtyre palestinezëve u strehuan në qytetin Rafah, të cilin Izraeli e kishte shpallur më parë si “zonë të sigurt”.

Popullsia e Rafahut, e vendosur në pjesën më jugore të Rripit të Gazës në kufirin me Egjiptin, kishte 280 mijë banorë para sulmeve izraelite ndërsa tani është rritur më shumë se 5 herë, duke arritur në gati 1,5 milion.

Shumica e palestinezëve që u larguan nga sulmet izraelite dhe u strehuan në Rafah, ku nuk ka akomodim dhe infrastrukturë të mjaftueshme, po luftojnë për të mbijetuar në kampet e përbëra nga tenda të improvizuara.

Paraqiten shqetësime se civilëve nuk do tu mbesë më vend për tu strehuar në Rripin e Gazës, nëse ushtria izraelite fillon sulm tokësor ndaj Rafah ndaj të cilit ajo kryen shpesh herë sulme ajrore.