Por, çfarë përfaqëson njëri dhe çfarë tjetri tubim?!
Njëri që e sheh realitetin që po ndodh para syve të tij,
e tjetri i cili i mbyllë sytë dhe angazhohet me “realitetin” fiktiv që e prodhon në kokat e njoma të cilat jo me vetdije i mbyllin sytë përballë realitetit që ka para veti,
njëri njerëzorën në ne,
tjetri shtazaraken në ne,
njëri vlerat universale sublime që kanë të bëjnë me ndjenjën ndaj tjetrit, pikëllimin bashkë me të për mijëra fëmijë, gra e civilë të vrarë dhe kundërshtimin e gjenocidit dhe holokaustit që po e djeg prapë qenien më të zgjedhur të Zotit në tokë, njeriun,
tjetri “vlerat” e lakuriqësisë, egoizmit, mosndjenjës, josolidarizimit me viktimën…

Hoxhë Husamedin Abazi








