Nëna boshnjake varrosë djalin e saj pas 22 vitesh

Për shumicën e të rinjve në Evropë, vitet e adoleshencës kujtohen duke shkuar në shkollë, duke u shoqëruar me miqtë dhe duke planifikuar për të ardhmen.

Por për djaloshin boshnjak 15-vjeçar, Damir Suljiç, kjo jetë rinore u ndërpre në vitin 1995, kur ai u detyrua të bënte një udhëtim përfundimtar me babanë e tij, nga i cili nuk do të kthehej kurrë.

Familja gjashtë anëtarësh Suljic jetonte në fshatin boshnjak të Pusmulicit afër Srebrenicës, derisa ata u detyruan të iknin nga forcat serbe të Bosnjes më 10 korrik 1995.

Të bllokuar në Luftën e Bosnjës së viteve 1992-1995, ata – si mijëra muslimanë të tjerë boshnjakë – dëshironin të shkonin në Tuzla, territori i sigurt i mbajtur nga forcat e qeverisë boshnjake rreth 100 kilometra nga Srebrenica.

Megjithatë, kjo shpresë ishte vetëm një parahyrje e gjenocidit të Srebrenicës, masakrës më të keqe të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Familja u nda kur Damir dhe babai i tij Kemal vendosën të ndaheshin dhe të iknin nëpër pyje në zonën e sigurt në Tuzla.

Mijëra burra dhe djem të tjerë boshnjakë gjithashtu u shpërdanë nëpër pyjet e zonës, duke shpresuar që t’i shmangen paraushtarakëve serbë.

Për shumë njerëz, kjo ishte një udhëtim i mallkuar. Rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurtë” të Srebrenicës, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara me detyrën e “paqeruajtësve” ndërkombëtarë.
Mijëra trupa u varrosën në varre masive dhe u lanë në pyje të largëta.

Në korrik 2014, një gjykatë holandeze urdhëroi Holandën të kompensojë familjet e më shumë se 300 viktimave të Srebrenicës, duke thënë se paqeruajtësit duhet ta kishin parë rrezikun.

Sot ka vendosur të flasë për Anadolu Agency, nëna e Damirit, Hanija Suljiç, e cila humbi bashkëshortin dhe djalin e saj 22 vjet më parë:
“Damir i tha babait të tij: ‘Kush e di se çfarë do të ndodhë me mua?’ Ai po qante dhe pastaj tha: ‘Mos e lini jetën time në duart e forcave serbe të Bosnjes’.
Kjo është një fjalë që ajo thotë se kurrë nuk do ta harrojë.

Ajo nuk mund ta harrojë as momentin kur Damir u largua nga shtëpia: “Ai më puthi në ballë, ai ishte një djalë shumë i mbarë”.
“Ai pastaj u largua me babain e tij dhe kaq pamë nga ta, kur ne ishim duke udhëtuar në autobuz, ndaluam në Kravicë, e aty pamë gjithcka.
“Motra ime më thirri dhe tha se e pa Damirin dhe Kemalin që po kalonin pranë. Dhe i pashë se si po shkonin drejt vdekjes me duar prapa kokës, “tha Hanija.

Dhe kjo ishte hera e fundit që Hanija pa djalin dhe burrin e saj.
Hanija, së bashku me djalin e saj më të ri, 12-vjeçarin Bakir dhe dy vajzat  e saj, arritën në një zonë të mbrojtur të OKB-ja në Potocari.

Mbetjet e Damir dhe Qemalit u gjetën më vonë në një varr masiv në qytetin e Bratunac. Në vitin 2011, mbetjet e Damirit u identifikuan edhe zyrtarisht. Vetëm kafka e tij u gjet. Familja priste më kot që të gjenden pjesët tjera të trupit. Pas shumë vitesh, vetëm një kockë tjetër u zbulua.

“Ka qenë gjashtë vjet … Nëse ka ende diçka për t’u gjetur, do të ishte gjetur,” tha Hanija.

Shumica e trupave të zhvarrosura nga varre masive, janë të gjymtuar dhe të shpërndarë. Disa familje ende duke pritur të gjenden edhe më shumë pjesë të trupave para se të varrosin të dashurit e tyre.

Damir do të jetë viktima më e re e gjenocidit që do të varroset në një funerale kolektive për të shënuar 22 vjetorin e genocidit.

Ai do të varroset pranë babait të tij i cili u varros në vitin 2009. /MESAZHI/