Nënvarianti i Omicromit, “BA5” përhapet në tri shtetet e mëdha të Europës! Shtohen numrat e të prekurve

Frank Ulrich Montgomery

Tre shtete të Europës po rishikojnë masat për të parandaluar rritjen e infektimeve nga nënvarianti i Omicromit të quajtur “BA.5”.

Edhe përse me ngritjen e temperaturave dhe masat e marra ndaj Covid-19, tre shtetet e Europes siç janë Portugalia, Spanja dhe Gjermania kanë konfirmuar rastet e para me Omicron BA.5.

Portugalia konfirmoi 26,848 raste të reja dhe regjistroi 47 vdekje nga Covid të mërkurën – numri më i lartë ditor i vdekjeve që nga 17 shkurti, kur u raportuan 51 vdekje nga sëmundja.

Ndërsa Spanja regjistroi 199 vdekje në shtatë ditët që përfunduan më 29 mars nga 260 një javë më parë. Përqindja e pacientëve me Covid në spitale ra nga 5.64% në 5.53%, ndërsa përqindja e pacientëve Covid në ICU të Spanjës ra nga 4.25% në 3.98%.

Edhe pse shumica e kufizimeve janë hequr në Spanjë, maskat mbeten të detyrueshme në transportin publik dhe në spitale, qendra shëndetësore, farmaci dhe shtëpitë e kujdesit.

Kurse, Gjermania, të enjten regjistroi 46,327 infeksione të reja të konfirmuara dhe 124 njerëz që vdiqën nga virusi.

Krerët e 16 landeve të Gjermanisë u mblodhën të enjten për të diskutuar masat që mund të vendosen për të luftuar një rritje të rasteve gjatë vitit, të cilat ata thanë se do të përjashtonin mbylljet në shkallë të gjerë të shkollave dhe çerdheve.

“Korona nuk ka mbaruar, siç tregohet nga shpërthimi i rëndë i Omicron në Portugali”,- tha Frank Ulrich Montgomery, kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekësisë, në një intervistë për gazetën Rheinische Post. /panorama