Para takimit të dytë me ish-presidentin Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se çdo plan për të ardhmen e Gazës nuk mund të përfshijë Hamasin.
Duke folur në Capitol Hill, Netanyahu theksoi se Izraeli është “i vendosur të përmbushë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza: lirimin e të gjithë pengjeve, shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit, dhe sigurimin që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin”.
“Do të thotë: jo Hamas. Kjo duhet të kuptohet,” theksoi ai.
Netanyahu tha se strategjia do të përfshijë “lëvizje shumë të dhimbshme për Izraelin dhe shumë të dhimbshme për Hamasin”, por rezultati do të jetë “çlirimi i pengjeve dhe mposhtja e Hamasit”.
Megjithë thirrjet e shumta ndërkombëtare për vetëpërmbajtje dhe transparencë, Netanyahu i hodhi poshtë ato duke deklaruar:
“Po luftojmë me një armik mizor dhe cinik, dhe nuk kemi pse t’i tregojmë planet tona.” /mesazhi





