Netanyahu vazhdon të përdorë referenca fetare për të mbrojtur luftën izraelite në Gaza

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu përdori edhe një herë referenca fetare hebreje për të inkurajuar ushtarët e tij në luftën e tyre kundër grupeve palestineze në Gaza, transmeton Anadolu.

Të paktën tre herë, Netanyahu citoi shkrime të shenjta në fjalimet e tij për të justifikuar sulmin në Gaza.

Në një letër me të cilën ai iu drejtua ushtarëve dhe oficerëve izraelitë, ai përdori disa citate nga Tora për t’i nxitur ata në luftën në Rripin e Gazës.

“Mos harroni atë që ju bëri Amaleku”, u tha Netanyahu ushtarëve izraelitë, duke iu referuar fisit ndërluftues të Amalekitëve, të përmendur në disa libra të shkrimeve hebraike dhe të krishtera, për të justifikuar sulmet e tyre ndaj Gazës.

“Kjo është një luftë midis fëmijëve të dritës dhe fëmijëve të errësirës”, tha Netanyahu duke përdorur këto fjalë me konotacion fetar, duke shtuar: “Ne nuk do të dorëzohemi në misionin tonë derisa drita të tejkalojë errësirën; e mira do të mundë të keqen ekstremiste që na kërcënon ne dhe mbarë botën”.

“Ti më ke mbushur me forcë për betejë; ke nënshtruar nën mua ata që u ngritën kundër meje”, citon Netanyahu pjesë nga libri hebre Tanakh (Psalmet 18:40).

Javën e kaluar, Netanyahu u thirr gjithashtu në shkrimet e shenjta hebraike dhe të krishtera për të justifikuar luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës.

“Bibla thotë se ‘ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë’. Kjo është një kohë për luftë”, tha Netanyahu në një konferencë për media, duke cituar Ecclesiastes-in, një libër si në Biblën Hebraike (Tanakh) ashtu edhe në Dhiatën e Vjetër të Biblës së Krishterë.

Më 28 tetor, ai citoi për herë të parë teorinë e Amalekitëve për të justifikuar veprimet e tij kundër Gazës.

“Me forcat e përbashkëta, me besim të thellë në drejtësinë e kauzës sonë dhe në përjetësinë e Izraelit, ne do të realizojmë profecinë e Isaias 60:18 – ‘Nuk do të dëgjohet më dhunë në vendin tuaj, as shkretim, as shkatërrim brenda kufijve tuaj; por muret e tua do t’i quash ‘Shpëtim’ dhe portat e tua ‘Lavdërim'”, tha ai.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, enklavë e cila ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Pothuajse 10.800 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë të paktën 9.227 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.