Në New York është organizuar iftar në rrugë për t’i mbështetur komunitetet migrante, raporton Anadolu Agency (AA).
Muslimanët që jetojnë në New York, u takuan në iftarin në rrugë të organizuar nga Koalicioni i Migrantëve të New York-ut dhe disa shoqata të migrantëve në Sheshin Foley në Manhattan.
Muslimanët të cilët u mblodhën për iftarin për të mbështetur komunitetet migrante, gjithashtu protestuan edhe kundër ndalimeve të qeverisë së Donald Trumpit ndaj migrantëve.
Një grup i cili në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Premtoj se do t’i mbroj migrantët”, iftarin e bënë në shesh.
Pjesëmarrësit u shpërndanë pasi falën namazin e akshamit.







