Nga sot, dua të njihem si avokate e fëmijëve t’braktisun…!

Nora Huseinovic Veliu

Nga sot, dua të njihem si
AVOKATE E FËMIJËVE T’BRAKTISUN!
Sa bukur!
Kur Zoti ta bjen!
Që puna profesionale që bën!
T’shëndërrohet në dashuri, prehje e mëshirë për njerëzit!
Për nevojtarin, hallexhiun e myftjaçliun!
Nevojitet më shumë Aktivizëm e ngritje të Vetëdijës Kolektive!
Për çfarë?!
Nevojitet lënda e edukatës fetare n’shkolla!
Nevojitet lenda e edukimit seksual n’shkolla!
Nevojitet lenda për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje!
Kto trija, për fillim!
T’nderuem!
Deputetë t’Kuvendit e udhëheqës t’administratës publike!
Sa mundoheni me e ndihmu tjetrin n’projekte t’vetmashtrimit mbi gjininë e mënyrën e të dashuruarit!
Aman, zaman!
Uluni sërish n’tokë e, nimona, t’kujdesemi bashkarisht për:
– Familjen e Shëndoshë;
– Fëmijët e Lumtur!
Lidhjet intime jashtëmartesore, shtatëzanitë e padëshiruara, fëmijët e padëshiruar, fëmijët e braktisun nëpër spitale, rrugë e parqe, janë vetëm disa nga pasojat e mëdha të anomalive të përmendura!
Shfrenimi seksual i çifteve heteroseksuale NUK është Emancipim!
Homoseksualizmi dhe plotësimi i nevojave seksuale n’mes tyne, NUK është Emancipim!
Jemi duke prodhu FËMIJË TË PANDJESHËM – të rritur nëpër jetimore, pa dashurinë e nënës dhe pa dashurinë e babait!
Jemi duke prodhu FËMIJË – KRIMINEL POTENCIAL, mu për shkak të mungesës së dashurisë së prindërve biologjik në fëmijërinë e hershme dhe atë të mëvonshme!
Jemi duke prodhu FËMIJË të cilët, edhe kur po rriten, po VUAJNË për dashurinë e familjes biologjike, sikur të ishin ende fëmijë!
Jemi duke prodhu FËMIJË, zemra e shpirti i të cilëve përherë mbetën Luginë e DEPRESIONIT!
Duhet bashkarisht ta parandalojmë këtë!
BOLL MA!
Sepse!
SHQIPTARIA ËSHTË GJAKU YNË QË NUK FALET!”
#DitaNdërkombëtareeFamiljes