Mendimtari francez Rozhe Garodi rrëfen historinë e Islamit të tij duke thënë:
“Isha i burgosur në një nga kampet naziste të përqendrimit në shkretëtirën algjeriane, më 4 mars 1941, së bashku me rreth 500 luftëtarë dhe të burgosur politikë, për shkak të rezistencës sonë kundër Hitlerit.
Kampi ynë ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe ruhej nga dy mitraloza kërcënues. Një ditë ne organizuam një demonstratë në nder të shokëve tanë nga vullnetarët e vjetër të brigadave ndërkombëtare në Spanjë.
Mosbindja jonë e zemëroi komandantin e kampit; ai shpërtheu në zemërim dhe na paralajmëroi tri herë, por ne vazhduam në qëndrimin tonë.
Atëherë ai urdhëroi ushtarët e mitralozëve, të cilët ishin nga jugu i Algjerisë të hapnin zjarr. Por ata refuzuan.
Më pas i kërcënoi me kamxhikun e tij prej, por ata përsëri nuk iu bindën. Nëse jam ende gjallë sot, këtë ua kam borxh këtyre luftëtarëve myslimanë.”
Gaodi shton:
“Befasia ishte refuzimi i tyre për të qëlluar. Fillimisht nuk e kuptova arsyen, sepse nuk e njihja gjuhën arabe. Më vonë, një ndihmës algjerian në ushtrinë franceze që punonte në kamp më shpjegoi se nderi i luftëtarit mysliman nuk e lejon atë të qëllojë mbi një njeri të paarmatosur.
Kjo ishte hera e parë që u njoha me Islamin përmes një ngjarjeje kaq vendimtare në jetën time, një ngjarje që më mësoi më shumë sesa dhjetë vite studimi në Sorbonë.”
Kjo ishte çasti që shënoi fillimin e udhëtimit të gjatë të mendimtarit francez Rozhe Garodi drejt njohjes së Islamit.
Ai e shpalli Islamin e tij më 11 Ramazan 1402 hixhri / 2 korrik 1982 dhe kreu Umren.
Pranimi i Islamit nga Rozhe Garodi pati jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe kulturore, dhe u pasua nga komente të shumta në radio dhe në shtypin arab dhe botëror.
Hoxhë Halil Avdulli








