Kush është Hormuzi?
Hormuzi ishte një komandant persian i mundur, të cilin e mundi Khalid ibn al-Walid r.a në një duel individual të regjistruar në histori, që përfundoi me një humbje poshtëruese për persët në duart e muslimanëve.
A nuk është e çuditshme që ngushtica nuk mban emrin e Khalid ibn Al-Walid pas këtij dueli historik mes komandantit të muslimanëve dhe komandantit të persëve sasanidë?
Hormuzi, komandanti i persëve, doli nga ushtria e tij mbi kalin e tij duke kërkuar duel dhe bërtiti:
Ku është Khalidi?!
Khalid ibn al-Walid doli mbi kalin e tij për t’u përballur me këtë tiran.
Khalidi iu afrua shumë Hormuzit, dhe të dy ishin me afër ushtrisë persiane sesa asaj muslimane.
Hormuzi zbriti nga kali i tij dhe i bëri shenjë Khalidit:
lufto me mua në tokë nëse je trim.
Khalidi e pranoi sfidën dhe zbriti nga kali.
Hormuzi e goditi kalin e tij që të kthehej në ushtri dhe Khalidi bëri të njëjtën gjë.
Një skenë tensioni dhe të gjithë po prisnin,
dy ushtritë po e shikonin këtë situatë me ankth, komandanti më i lartë i muslimanëve po luftonte kundër komandantit më të lartë të persëve, diçka që ndodh rrallë në histori!
Dy komandantët luftonin në këmbe, dhe kjo do të thoshte patjetër vdekja e njërit prej tyre, sepse nuk kishte mundësi arratisjeje!
Khalidi u përlesh me Hormuzin dhe tregoi aftësi të jashtëzakonshme në luftë, që e mahnitën Hormuzin.
Pas disa minutash, Khalidi qëndron në këmbë.
Në dorën e tij ishte shpata e mbuluar me gjakun e komandantit persian.
Tronditje te persët dhe gëzim tek muslimanët.
Me vdekjen e Hormuzit, persët u goditën nga shoku, si mund të vritej komandanti i tyre nga Arabët, të cilët ata i konsideronin si asgjë krahas shtetit, qytetërimit dhe ushtrive të tyre?!
“Khalidi, shpata e Zotit”, nuk u dha kohë të rikuperoheshin nga kjo goditje ai urdhëroi sulm të përgjithshëm ndaj ushtrisë persiane.
Persët nuk mundën të rezistonin gjatë për shkak të mungesës së komandantit dhe çorganizimit, radhët e tyre u shpërndanë dhe muslimanët depërtuan në ushtrinë e tyre, duke vrarë shumë prej tyre, derisa arritën fitoren në këtë betejë të madhe nën udhëheqjen e njërit prej komandantëve më të aftë ushtarakë në histori (Khalid ibn al-Walid r.a).
Kjo betejë ndodhi në kohën e Ebu Bekrit (r.a) në Kazima, dhe u quajt Beteja e Kazimës sipas vendit, gjithashtu u quajt edhe “Beteja e Zinxhirëve” për shkak të përdorimit të zinxhirëve nga persët për të lidhur disa njësi të ushtrisë së tyre.
Ky është Khalidi, dhe kjo ishte mënyra e tij e luftimit, një komandant për të cilin muslimanët kanë të drejtë të krenohen me të dhe me historinë e tij të madhe.
Edhe sot e tutje bëhët nje gabim, ku kjo pjes quhet “Persian Gulf” ajo ështe Gulfi Arab, dhe jo ashtu siç e shkruajn ata.
Ps: Thuhet se Khalid bin el Walid kishte me qindra plagë në trupin e tij, që të gjitha në pjesen e përparme të trupit, saktesisht në gjoks, gjë që jep me kuptu që kurr nuk ia ktheu armikut shpinën.
Burimet:
El-Taberi, “Historia e Kombeve dhe Mbretërve”
Ibn al-Athir, “Historia e Plotë”
Ibn Kathir, “Fillimi dhe mbarimi.








