Nigeri, 11 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 11 milionë njerëz në Nigeri kanë nevojë për ndihma humanitare për shkak të sulmeve terroriste dhe bandave të armatosura, transmeton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori i Ndihmave Humanitare të OKB-së për Nigerinë, Edward Kallon u takua me guvernatorin e rajonit Benue, Samuel Ortom gjatë Samitit të Sigurisë Kombëtare që u zhvillua në Abuja.

Në një deklaratë pas takimit, Kallon vuri në dukje se në Indeksin Global të Terrorizmit për vitin 2020 të OKB-së, Nigeria renditet në vendin e tretë pas Afganistanit dhe Irakut për terrorizmin global.

Duke vënë në dukje se Nigeria përballet me probleme të ndryshme të sigurisë në rajone të ndryshme, Kallon tha se “Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konflikteve mes barinjve dhe fermerëve dhe nga sulmet e Boko Haram-it, Niger Delta Avengers (NDA) dhe Indigenous People of Biafra (IPOB) të cilët janë shpallur organizatë terroriste.

Kallon tha se për shkak të sulmeve terroriste dhe bandave të armatosura në mbarë vendin 11 milionë njerëz kanë nevojë për ndihma humanitare.

Që nga viti 2009 më shumë se 20 mijë njerëz humbën jetën në aktet e dhunës masive terroriste të organizuara nga Boko Haram, e cila në Nigeri është e pranishme që nga fillimi i viteve 2000.

Për shkak të konflikteve dhe sulmeve terroriste në vend janë detyruar të migrojnë qindra mijëra njerëz. /aa