Veterani i Marinës që guxoi të thotë ”Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin”…
Një seancë dëgjimore e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senatin Amerikan u shndërrua në një skenë dhune të mërkurën, kur Brian McGinnis, një veteran i Marinës dhe kandidat i Partisë së Gjelbër, u nxor forcërisht nga salla.
Incidenti ndodhi ndërsa zyrtarët e lartë ushtarakë po dëshmonin mbi “gatishmërinë e Forcës së Përbashkët”, në një kohë kur tensionet me Iranin kanë arritur pikun pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei.
Gjatë përplasjes, e cila u dokumentua në video nga gazetarët e pranishëm, McGinnis u pa duke rezistuar ndërsa oficerët e Policisë së Kapitolit dhe senatori republikan Tim Sheehy u përpoqën ta largonin.
Veterani, i veshur me uniformë ushtarake, bërtiti në mënyrë të përsëritur “Askush nuk dëshiron të luftojë për Izraelin!”, përpara se dora e tij të mbetej e bllokuar në derën e sallës. Dëshmitarët në vendngjarje akuzuan senatorin Sheehy se i kishte thyer krahun protestuesit gjatë ndërhyrjes fizike.
Pas incidentit, Policia e Kapitolit njoftoi se McGinnis u arrestua dhe u dërgua në Spitalin Universitar George Ëashington për trajtim mjekësor. Ai përballet me shtatë akuza, përfshirë sulmin ndaj një oficeri policie dhe rezistencë ndaj arrestimit.
Në fakt, McGinnis u tregua më burrë në krahasim me shumë nga senatorët e SHBA-së, që votuan pro luftës ndaj Iranit. Sepse ndërsa 53 senatorët republikanë (dhe kolegët e tyre demokratë) menaxhojnë miliardat e dollarëve për asistencë ushtarake dhe hartojnë strategji për një konflikt që po përhapet në Gjirin Persik, McGinnis ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: krizën e legjitimitetit të këtyre luftërave mes atyre që pritet t’i luftojnë ato.
McGinnis nuk është një aktivist periferik. Ai është një produkt i vetë sistemit ushtarak amerikan. Kur një veteran i Marinës vë në dyshim nëse SHBA-të po shndërrohen në një “vend sionist” që mbron interesat e zgjerimit të Izraelit në kurriz të jetëve amerikane, kjo tregon një thyerje të narrativës zyrtare të sigurisë kombëtare. /tesheshi

