Thuhet të ketë qenë viti 1917 atëherë kur u prezantua ideja e makinave fluturuese me përdorim personal.
Sidoqoftë, deri më sot, i gjithë koncepti i një avioni/makine njerëzish që mund të blejnë në të shumtën e rasteve mbetet kryesisht vetëm një ide.
Por kjo nuk i ka ndaluar shumë kompani të përpiqen të ndërtojnë atë që ata e konsiderojnë si një automobil fluturues.
Por ndërsa jemi duke parë koncepte interesante si PAL-V, ne nuk mund të harrojmë një aspekt shumë të rëndësishëm – kostoja e saj?
Epo, sipas Pentagon MotorGroup, përgjigjja e shkurtër është “shumë shtrenjtë”, përcjell Telegrafi.
Në këtë kontekst, thuhet se përveç kostos së sigurimit të saj, sa kushton marrja e një licence fluturimi, sa do të kushtonte ruajtja dhe parkimi i saj dhe sa karburant do të shpenzonte, çmimi total paraprak për një makinë fluturuese do të ishte më shumë se 740,000 dollarë.
Megjithatë duhet pasur parasysh se kjo analizë u krye në Mbretërinë e Bashkuar dhe çmimet për sigurimin, karburantin dhe magazinimin do të ishin të ndryshme në shtete të ndryshme. /Telegrafi/
![Screenshot 2021-07-18 at 23-43-55 Një gjë është e qartë Makinat fluturuese do të jenë tepër të shtrenjta - Auto, Life Style[...]](https://i0.wp.com/www.mesazhi.com/wp-content/uploads/2021/07/Screenshot-2021-07-18-at-23-43-55-Nje-gje-eshte-e-qarte-Makinat-fluturuese-do-te-jene-teper-te-shtrenjta-Auto-Life-Style....png?resize=696%2C419&ssl=1)







