Një grua tregon “trukun e thjeshtë, por shumë efektiv” që mbron makinën në vendparkime të ngushta

Një nënë nga Shtetet e Bashkuara ka shpërndarë në TikTok një truk të thjeshtë, por interesant dhe efektiv, për të dalë nga makina në vendparkime të ngushta “pa rrezikuar” as makinën tjetër dhe as makinën e saj.

Siç edhe shihet në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ajo tregon se përdor një pelenë të zakonshme, të cilën e vendos mes dy makinave, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që mbron dyert gjatë nxjerrjes së fëmijëve nga makina.

Life changing ✨ #fyp #arvanfamily #car #parking #carhack #carparkinghack #mumsoftikok #momsoftiktok #dadtok #hacks #hack #lifechanging ♬ original sound – Kelly Arvan

 

Ajo thotë se në mungesë të pelenes, mund të përdoret edhe një çorape apo ndonjë send tjetër i butë.

Videoja e saj ka marrë mijëra pëlqime dhe ka marrë shumë komente pozitive nga përdoruesit që e konsiderojnë këtë zgjidhje shumë praktike dhe të lehtë për t’u përdorur.