Një tërmet i magnitudës 5.8 të shkallës Richter goditi ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe nëntë të plagosur.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orën 9:17 (ora lokale greke) sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë (EMSC) dhe Institutit Amerikan të Gjeologjisë (USGS).
Fillimisht tërmeti u raportua i magnitudës 6.5, por më pas u përcaktua të ishte i magnitudës 5.8 me epiqendrën rreth 25 kilometra në juglindje të qytetit Heraklion. Thellësia e lëkundjeve raportohet të ketë qenë 10 kilometra.
Mediat lokale raportuan duke cituar banorë të qytetit Heraklionit dhe Santorinit, se lëkundjet zgjatën gjatë. Fillë pas tërmetit të fuqishëm u regjistruan pasgoditje të tjera të magnitudave 3.8-4.5 Richter.
Media lokale “CretaLive” raportoi se të paktën tre persona u bllokuan nën rrënoja në Heraklion. Vetëm dy prej tyre u nxorën të gjallë.
Autoritetet lokale raportuar dëme materiale në disa kisha, apo ndërtesa të vjetra arkeologjike.
Zona jugore dhe juglindore e Greqisë, që përfshinë edhe Kretën, është një zonë me aktivitet të lartë sizmik.
Më 31 tetor 2020 një tërmet i magnitudës 7 të shkallës Richter me epiqendër Detin Egje, shkaktoi 39 të vdekur në Turqi dhe Greqi dhe dëme të rënda në disa ishuj grekë dhe qytetin bregdetar të Izmirit. /euronews