Një nga tri raketat e “Falcon Heavy” përfundon në oqean, nuk arrin të aterrojë në pikën e paraparë

Edhe pse në shikim të parë dukej se gjithçka po shkonte sipas planit, raketa “Falcon Heavy e kompanisë “SpaceX” që u lansua dje, ka dështuar drejt arritjes së qëllimit kryesor.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Elon Musk, ka konfirmuar se raketa ka humbur një nga tri raketat e vogla të “Falcon Heavy”, transmeton Telegrafi.

Raketa “Falcon Heavy” u lansua së bashku me tri raketa të vogla ndihmëse, por njëra prej tyre nuk u ul ku ishte planifikuar dhe kishte përfunduar rreth 100 metra në Oqeanin Atlantik.

Gjatë një konference për media gjatë të mërkurës, Musk ka deklaruar se raketa e ka goditur ujin duke lëvizur me një shpejtësi të madhe prej 480 kilometra në orë.

Qendra hapësinore “SpaceX”, ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejt nga pika “Of Course I Still Love You” ku është dashur të aterroi raketa.

Musk ka pranuar se aterrimi i raketës ka dështuar, pasi njëri nga tre motorët e saj pësuan defekt duke u përplasur në Oqean. /Telegrafi/