Nazistët e Lindjes së Mesme, të urryer tashmë nga e gjithë bota, si qen të tërbuar mbi civilë
Gati 600 fëmijë janë vrarë ose të plagosur në Liban që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut më 2 mars të këtij viti.
Sipas UNICEF-it, vetëm të mërkurën, më 8 prill, më shumë se 30 fëmijë u vranë dhe pothuajse 150 fëmijë u plagosën në një valë bombardimesh izraelite. Agjencia paralajmëron se situata humanitare në vend po përkeqësohet me shpejtësi dhe fëmijët po mbajnë barrën kryesore të konfliktit.
UNICEF tha në një deklaratë se po vijnë raportime të përditshme për fëmijë që po nxirren nga rrënojat, ndërsa shumë prej tyre janë ende të zhdukur ose të ndarë nga familjet e tyre. Shumë fëmijë, theksojnë ata, po kalojnë trauma të rënda pasi humbasin të dashurit, shtëpitë dhe ndjenjën e sigurisë.
Më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur në të gjithë Libanin, përfshirë rreth 390,000 fëmijë. Shumë prej tyre po detyrohen të zhvendosen përsëri, për herë të dytë, të tretë apo edhe të katërt që nga fillimi i konfliktit.
Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar për një krizë humanitare shkatërruese në Liban, ku më shumë se një milion njerëz janë zhvendosur dhe qindra viktima janë regjistruar vetëm në dy ditët e fundit. Agjencia e Kombeve të Bashkuara e përshkruan situatën si një ngjarje me ‘pasoja shkatërruese humanitare’.
Kështu, Libani po shndërrohet në Gazën nr. 2, si dhe vetë e kanë pohuar mizorët ndaj tij.

Ç’prej kur ul ulën armët me Iranin, shteti gjaksor sionist është lëshuar si një qen i tërbuar ndaj popullsisë së pafajshme në Liban, duke shkaktuar masakra e njëherësh duke marrë urretjen e gjithë botës për zullumin që e karakterizon, në ngjashmëri me nazistët. /tesheshi



