Një snajper izraelit qëllon një grua palestineze dhe djalin e saj në mes të rrugës në Gaza

Në lagjen Sheikh Ridwan në qytetin e Gazës, forcat izraelite hapën zjarr të drejtpërdrejt mbi një nënë palestineze të zhvendosur dhe djalin e saj të vogël, transmeton Anadolu.

Snajperët izraelitë vazhdojnë të shënjestrojnë palestinezët që i kanë zhvendosur nga vendet ku qëndronin. Palestinezët e dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre, përballen me sulmet e tankeve izraelite dhe snajperëve.

Pamjet me video që i përkasin momentit të sulmit izraelit të kryer në rrugët e lagjes Sheikh Ridwan në qytetin e Gazës dhe të cilat shënjestrojnë civilët, u ndanë në mediat lokale të Palestinës dhe në median sociale.

Në pamje shihet një nënë dhe djali i saj i vogël që shtrihen me fytyrë në tokë pasi shënjestrohen drejtpërdrejt nga snajperët izraelitë në mes të rrugës.

Në video vërehet se nëna nuk lëviz, fëmija i vogël lëviz herë pas here, ndërsa snajperët vazhdojnë të hapin zjarr. Një nga palestinezët e zonës arrin të zvarritet në tokë dhe të tërheqë fëmijën e plagosur drejt vetes, me ndihmën e një druri të gjatë që zgjati gjatë hapjes së zjarrit.

Ende nuk ka informacione për gjendjen aktuale të nënës dhe djalit të saj të cilët u shënjestruan në mes të rrugës.