Një tërmet 5 ballë godet Turqinë

Një tërmet me fuqi prej 5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot pjesën veriperëndimore të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria për situata të jashtëzakonshme e Turqisë (AFAD) tha se tërmeti është regjistruar në orën 15:40, sipas kohës lokale, me epiqendër në qytetin Duzce.

Nga AFAD po ashtu theksojnë se tërmeti është regjistruar në thellësi prej 18 kilometrash.