Një vajzë vdes nga të ftohtit në kampin Nuseirat në Gaza

Një vajzë e vogël ka vdekur në kampin e refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës, si pasojë e të ftohtit ekstrem brenda tendave të zhvendosjes, raportojnë mediat lokale. Temperaturat e ulëta të dimrit po përkeqësojnë kushtet e jetesës, ndërsa familjet mbeten pa strehim dhe ngrohje të përshtatshme.

Vajza është identifikuar si Malak Rami Ghoneim.

Ndërkohë, gazetarë lokalë bëjnë të ditur se katër palestinezë të plagosur nga zjarri izraelit janë dërguar në Spitalin Nasser në Khan Younis, pasi u qëlluan në dy lokacione të ndryshme në jug të qytetit të Gazës. /mesazhi