Një zjarr përfshin kopshtin e famshëm zoologjik

/ATSH-AFP/ – Më shumë se 70 zjarrfikës u mobilizuan sot në mëngjes pas një zjarri në kopshtin e famshëm zoologjik të Londrës, theksoi brigada e zjarrfikësve të Londrës, që nuk mund të jepte detaje nëse kafshët ishin të rrezikuara nga zjarri.

“Dhjetë automjete dhe 72 zjarrfikës u thirrën pas zjarrit në një kafe dhe një dyqan në rrethinat e kopshtit zoologjik të Londrës. Rreth tre e katërta e një dyqani dhe një kafeneje dhe gjysma e çatisë janë aktualisht në flakë”, theksoi brigada e zjarrfiksëve në faqen e saj të internetit.

“Një zonë ku ndodhen kafshët ndodhet në afërsi të zjarri”, shtuan zjarrfikësit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.