Numri i të prekurve nga koronavirusi në gjithë botën arrin afër 1.7 milionëshit

Numri total i të konfirmuarve me koronavirus në mbarë botën ka arritur në 1,699,019.

Krahas rritje të të infektuarve po rritet edhe ai i vdekjeve, por edhe i të shëruarve.

Numri i vdekjeve ka shkuar në 102,782, ndërsa ai i të shëruarve është 376,976, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Italia vazhdon të jetë vendi që ka numrin e fataliteteve më të madh me 18,849, por SHBA është gati ta kalojë me 18,777 të vdekur.

SHBA është e para në listë sa i përket të prekurve duke kaluar gjymë milionin.

Këto janë 11 shtetet me numrin e të prekurve që prijnë në listën e 184 vendeve dhe rajoneve ku është përhapur koronavirusi.

SHBA: 501,609

Spanjë: 158,273

Itali: 147,577

Franca 125,931

Gjermania 122,171

Kina 83,003

Mbretëria e Bashkuar 74,605

Irani 68,192

Turqia 47,029

Belgjika 26,667

Zvicra 24,551