Numri i të vdekurve nga sulmi në Rafah është rritur në 35

Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë në një deklaratë se të paktën 35 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si rezultat i sulmeve ajrore në Rafah.

Sipas ministrisë, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë të zhvendosur, të cilët u vunë në shënjestër të “mjeteve të vrasjes masive”, ndërkohë që tashmë ishin të privuar nga uji, ushqimi, ilaçet, energjia elektrike dhe karburanti.