Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Numri i viktimave në Gaza arrin në 74.370 të vrarë dhe 175.371...

Numri i viktimave në Gaza arrin në 74.370 të vrarë dhe 175.371 të plagosur

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 74.370, ndërsa 175.371 të tjerë janë plagosur, njoftuan të shtunën burime mjekësore.

Sipas këtyre burimeve, gjatë 24 orëve të fundit, spitalet në Rripin e Gazës kanë pranuar 10 viktima, përfshirë një person që ndërroi jetë nga plagët e marra më herët, si dhe 65 të plagosur.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, në Gaza janë vrarë 1.481 palestinezë dhe janë plagosur 5.254 të tjerë. Ndërkohë, nga rrënojat janë nxjerrë edhe 836 trupa të pajetë.

Burimet mjekësore shtuan se në bilancin e përgjithshëm janë përfshirë edhe 106 viktima të tjera, pasi të dhënat e tyre janë plotësuar dhe miratuar nga komiteti përgjegjës për verifikimin e viktimave. /mesazhi