Ballina Artikuj “O ti që gjykon, por nuk praktikon”

“O ti që gjykon, por nuk praktikon”

Hoxhë Jakup Asipi (r.a)

O ti që i ke lexu dy fletushka, e ti që ke fillu mi lexu dy libra e qe dy vite si ke përfundu.

O ti që ke vendos shaminë e se ndal gibetin (përgojimin).

O ti qe ke rritë mjekrën e kërcënon dijetarët.

O ti që fal namaz e nuk di me lexu Kur’an.

O ti që di dy ajete dhe me ato i bën qafira muslimanët, e nuk e dinë as xhuzin Ame.

O ti që flet me dy hadithe sipas qejfit tënd.

O ti që se fal namazin e sabahut dhe jacisë me xhemat.

O ti që se bën dhikrin e sabahut e akshamit asnjëherë.

O ti që s’ke sabër (durim) për Babën dhe Nënën tënde që u a kthen fjalën sa herë që folin…

Ja po të tregoj çka është Xhihadi, me dal me 300 veta të armatosur në mënyrën me të lehtë para ushtrisë me 300 mijë veta të armatosur deri në dhëmb dhe kur kryhet ajo luftë e fiton luftën e mposht ushtrinë me 300 mijë veta dhe ju drejtohesh ushtarëve të lodhur, të përgjakur, të plagosur e duke prit që kanë bërë xhihadin me të madh në histori…

Tani po fillon xhihadi i vërtetë xhihadi i nefsit, i moralit, i edukatës, i shkencës, i fakultetit, i doktoraturës , i punës i familjes, xhihadi i Kur’anit dhe Sunetit Xhihadi i dijes e o jo i injorancës o Musliman.

Hoxhë Jakup Asipi (r.a)