OECD: Lufta në Ukrainë do të rrisë inflacionin të paktën deri vitin e ardhshëm

Laurence Boone

Kostoja e luftës në Ukrainë do të vazhdojë të rrisë inflacionin dhe të frenojë rritjen ekonomike për të paktën vitin e ardhshëm, sipas një parashikimi nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, shkruan BBC.

OECD është një grup prej 38 vendeve, duke përfshirë disa nga ekonomitë më të mëdha në botë, të cilat punojnë së bashku me qëllim zhvillimin e politikave për të promovuar një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Betejat e vazhdueshme që nga pushtimi rus dhe sanksionet e ashpra kundër Moskës kanë nxitur rritjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë. OECD mendon se rritja globale do të ulët nga 4.5% në 3% dhe pret që inflacioni në disa vende anëtare të arrijë në 9% – dyfishi i parashikimeve të paraluftës.

Por, Laurence Boone, — ekonomistja e organizatës, tha BBC-në se ka arsye për të qenë pak optimistë.

“Rritja globale prej 3% është ende pozitive,” tha ajo. “Punësimi është i lartë, normat e papunësisë janë të ulëta. Është e vërtetë që kemi inflacion më të lartë se sa priteh. Por ne nuk presim që ky presion të vazhdojë të rritet, kështu që kjo do të thotë se do të shohim një ngadalësim të inflacionit gjatë 2023.”

Sipas heqja e politikave mbështetëse të epokës Covid në disa vende do të bëjë që çmimet të ulen. /abcnews