OKB: 7,7 milionë njerëz në Somali mund të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka paralajmëruar se 7,7 milionë qytetarë somalezë mund të kenë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të thatësirës vitin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, OCHA tha se thatësira për shkak të ndryshimeve klimatike ka përfshirë veçanërisht rajonet Kismayo dhe Afmadow.

Në deklaratë theksohet se banorët e rajonit kanë humbur 80 për qind të kafshëve të tyre për shkak të thatësirës dhe se mund të ketë problem me ujin për shkak të uljes së reshjeve.

“Nevojat më kritike janë shëndeti, ushqimi dhe uji”, thuhet në deklaratë. /aa