OKB-ja ‘gati për t’u vendosur’ në Turqinë dhe Sirinë e goditur nga tërmeti

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) thotë se ekipet e saj emergjente janë gati për t’u vendosur në Turqi dhe Siri.

“Jemi të tronditur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë në kulmin e një dimri të ashpër”, tha UNOCHA në Twitter.

Njoftimi shtoi se “skuadrat e tyre janë duke vlerësuar dëmin” dhe janë “gati për t’u vendosur” në vendet e goditura nga termeti.