OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të shkaktojë më shumë vuajtje dhe vdekje të civilëve

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) paralajmëroi se sulmi i mundshëm tokësor i Izraelit në Rafah, ku janë të strehuar palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës, do të shkaktonte që më shumë civilë të vuanin dhe të vdisnin në rajon, transmeton Anadolu.

UNRWA bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale X në lidhje me sulmin e mundshëm tokësor të Izraelit në Rafah.

Në deklaratë thuhet se UNRWA do të vazhdojë të qëndrojë në Rafah për aq kohë sa të jetë e mundur dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për njerëzit në rajon.

“Sulmi izraelit në Rafah do të nënkuptojë më shumë vuajtje dhe vdekje të civilëve”, thuhet në postim.

Në deklaratën e saj këtë mëngjes, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku janë të strehuar palestinezët e zhvendosur.

Ushtria izraelite gjithashtu u ka bërë thirrje palestinezëve që jetojnë në lagjet në lindje të Rafah që të “shkojnë në zonat humanitare” në Al-Mawasi dhe Khan Younis.