Olena Zelenska “Ne e ndjemë mbështetjen e Turqisë jo me fjalë, por me vepra”.

Olena Zelenska

Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy, tha: “Ne e ndjemë mbështetjen e Turqisë jo me fjalë, por me vepra”.

Zelenska bëri një deklaratë me shkrim për përvojat e saj në luftën që filloi më 24 shkurt me sulmin rus ndaj Ukrainës.

Olena Zelenska tha: “Ne ishim duke pritur Emine Erdogan dhe bashkëshortin e saj në Kiev tre javë para fillimit të luftës. Kjo vizitë u zhvillua në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të vendosura midis vendeve tona. Patëm një takim shumë të ngrohtë. Shumë turistë turq kanë vizituar Kievin kohët e fundit (përpara luftës). Ne kemi hapur shërbimin turk audio guidë në Katedralen e Shën Sofjes, e cila është e veçantë për mysafirët tanë. Edhe pse këto kanë ndodhur vetëm 2 muaj më parë, tani ndjehet si një jetë tjetër. Sepse që atëherë, jeta jonë kanë ndryshuar plotësisht”.

Duke theksuar se miqësia e saj me bashkëshorten e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Emine Erdoan, e cila filloi në periudhën e paraluftës, vazhdon dhe forcohet, Zelenska tha: “Ndërsa Rusia vazhdon të gënjejë për ‘operacionin special’, zonja Emine Erdogan, gjatë luftës që Rusia filloi kundër nesh tregoi solidaritet dhe mbështetje duke shpërndarë video mesazhin e saj. Unë i jam mirënjohëse për këtë.”

“Kur filluam të kërkonim një vend të sigurt për fëmijët tanë (askund në Ukrainë nuk ishte i sigurt, sepse rusët mund të sulmojnë kudo me raketa), Turqia u bë një nga vendet që preferonim më shumë. Unë aplikova te zonja Emine për të na mbështetur në këtë çështje. 973 nga fëmijët tanë u evakuuan në Turqi me përpjekjet e një ekipi të madh, përfshirë Ambasadën e Ukrainës në Ankara, përfaqësues të pushtetit vendor në Ukrainë, filantropë dhe vullnetarë, për evakuimin e fëmijëve ukrainas. Me pak fjalë, ne e ndjemë mbështetjen e Turqisë jo me fjalët, por me vepra”, tha Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas Vladimir Zelenskiy. /atsh