Pakistan, në 14 vite vriten mbi 2700 persona nga mjetet ajrore pa pilot

Në 409 operacione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Pakistan me mjetet ajrore pa pilot që nga muaji janar i vitit 2004, kanë humbur jetën 2714 persona, ndërsa janë plagosur 728 të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të India Times të bazuar në raportin e Autoritetit për Luftë Kombëtare të Pakistanit ndaj Terrorizmit, më shumë operacione me dron janë kryer mes viteve 2008-2012.

Në raport thuhet se mes këtyre viteve kanë humbur jetën 2.282 persona dhe janë plagosur 658 të tjerë.

Në 117 operacione të organizuara vetëm në vitin 2010 kanë humbur jetën 775 persona, ndërsa janë plagosur 193 të tjerë.

Nga operacionet është vrarë edhe një ndër krerët e talebanëve në Pakistan, ku në një sulm në vitin 2016 kishte humbur jetën Molla Ahtar Mansur, ndërsa liderët tjerë kanë qenë shënjestër në sulmet në Afganistan.

Rajoni Veziristani i Veriut është vendi ku më shumë operacione janë zhvilluar, ku kanë humbur jetën 651 persona, ndërsa 421 janë plagosur.

Pakistani këto operacione i përshkruan si “shkelje të pavarësisë”.