Pakistan, përmbytjet në rajonin Swat dëmtuan rëndë infrastrukturën

Përmbytjet në rajonin Swat në Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit kanë shkaktuar dëme serioze në infrastrukturë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e katastrofës së përmbytjeve të shkaktuara nga shirat mosun që vazhdojnë në vend që nga 14 qershori, në rajonin Swat janë shembur shumë rrugë, ura dhe shtëpi.

Gjithashtu thuhet se është bërë e papërdorshme rruga mes luginës Kalam dhe qytetit Bahrain e ndërtuar në vitin 2018 dhe e cila ka kushtuar 45 milionë dollarë.

Përmasat e dëmeve materiale në infrastrukturë të shkaktuara nga përmbytjet në të gjithë rajonin nuk dihen ende në mënyrë të qartë.

Bashkë me këtë parashikohet se kostoja e katastrofës së përmbytjeve në vend të jetë nga 10 deri në 12.5 miliardë dollarë.

Që nga 14 qershori si pasojë e përmbytjeve në Pakistan humbën jetën 1.265 persona ndërsa në rajonin Khyber Pakhtunkhwa humbën jetën 286 persona.