Pakistan, sulmuesi i armatosur vret tre policë

Të paktën tre policë u vranë në një sulm të armatosur i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit Lahore në Pakistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesi i armatosur hapi zjarr ndaj makinës ku ishin tre policët, përfshirë Zahid Mahmud, komisarin e policisë në Rang Maha.

Dy policë u vranë në vend ndërsa komisari me plagë të rënda ndërroi jetë pas mbërritjes në spital.

Zyrtarët policorë thanë se sulmi është kryer nga një person dhe se nuk përjashtohet mundësia që shkak për sulmin të jetë mosmarrëveshja personale, pasi që kohët e fundit është vrarë vëllai dhe nipi i komisarit Mahmud.

Vrasësi është në arrati ndërsa në kërkim janë lëshuar një numër ekipesh policore.

Kryeministri i provincës Panjab, Osman Buzdar urdhëroi nisjen e hetimeve të gjëra rreth sulmit.