Palestina dënoi zhvendosjen e ambasadës së Hondurasit nga Tel-Avivi në Jerusalem

Palestina dënoi zhvendosjen e ambasadës së Hondurasit nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Ministria e Jashtme Palestineze në një deklaratë me shkrim tha: “Ne dënojmë me fjalët më të forta zhvendosjen e ambasadës së Hondurasit në Jerusalem, e cila është një shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe ligjit ndërkombëtar.”

Presidenti i Hondurasit ka vendosur në favor të keqbërjes, thuhet në deklaratë, duke shtuar se është për të ardhur keq.

Deklarata vuri në dukje se vendimi për zhvendosjen e ambasadës vjen në një kohë të përshkallëzimit të shkeljeve nga forcat pushtuese kundër popullit palestinez.

Ndërkaq Ministria e Jashtme e Jordanisë tha në një deklaratë me shkrim tha se zhvendosja, e cila është në kundërshtim me rezolutat ndërkombëtare, u refuzua dhe u dënua fuqimisht.

Deklarata kujtoi se çdo ndryshim në gjendjen e qytetit të Jerusalemit do të ishte gjithashtu i paligjshëm dhe i pavlefshëm.

Duke treguar rëndësinë e një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, në deklaratë theksohet domosdoshmëria e zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete në përputhje me rezolutat e OKB-së.

Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike Hamas, gjithashtu tha se dënoi hapjen e ambasadës së Hondurasit në Jerusalemin e okupuar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Hamas tha se masa në fjalë është një “sulm i qartë” ndaj të drejtave të popullit palestinez dhe i bëri thirrje qeverisë së Hondurasit të rishqyrtojë vendimin e saj në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Hamas gjithashtu bëri thirrje për “veprim urgjent për të promovuar të drejtat e lirisë dhe pavarësisë së popullit palestinez”. /trt