Palestina përshëndet vendimin e Norvegjisë, Spanjës dhe Irlandës për njohjen e shtetit palestinez

Autoriteti Palestinez mirëpriti njoftimet nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda për njohjen e shtetit të Palestinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, autoriteti me bazë në Ramallah tha se njoftimet shërbejnë në “shenjtërimin e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje në tokën e tyre dhe në marrjen e hapave aktualë për të mbështetur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete”.

“E drejta e popujve për vetëvendosje është një e drejtë e rrënjosur e njohur sipas ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin duke njohur “të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe duke kthyer besimin në një sistem global të bazuar në rregulla dhe të drejta të barabarta për të gjithë popujt e tokës”.

Njohja zyrtare e Palestinës si shtet nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.

Palestina është njohur tashmë nga nëntë vende evropiane: Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Suedia, Malta dhe administrata greke qipriote.