Palestinë: I dërguari i OKB-së ‘thellësisht i alarmuar nga cikli i dhunës’

Tor Wennesland

Tor Wennesland, koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, thotë se ai është “thellësisht i alarmuar nga cikli i vazhdueshëm i dhunës dhe i tmerruar nga humbja e vazhdueshme e jetëve civile”.

Në një postim në Twitter, ai u bëri thirrje “të gjitha palëve të përmbahen nga hapat që mund të ndezin më tej një situatë tashmë të paqëndrueshme”. /mesazhi