Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

Të paktën 63 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore dhe detare izraelite në Rafah gjatë natës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar atij që të garantojë sigurinë e civilëve në çdo sulm tokësor në Rafah.

Ushtria izraelite thotë se ka shpëtuar dy robër nga një shtëpi në lagjen Shaboura të Rafahut rreth orës 1 të mëngjesit.

Drejtori i spitalit të Kuvajtit në Rafah, Suhaib al-Hams, ka thënë se “spitali është përplot me njerëz të plagosur në një situatë shumë të rrezikshme”, transmeton Wafa.

Qindra njerëz thuhet gjithashtu se kërkuan strehim në spital për shkak të bombardimeve intensive izraelite aty pranë.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë dhe presidenti amerikan Joe Biden pritet të diskutojnë situatën në Gaza kur të takohen në Uashington, DC të hënën.