Palestinë, regjistrohen rreth 1.000 raste të reja me COVID-19

Për shkak të përhapjes graduale të variantit Delta në Palestinë, vazhdojnë të rriten rastet ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 962 raste të reja me COVID-19 ndërsa një pacient ka humbur jetën nga COVID-19.

Në njoftim thuhet se 427 raste u zbuluan në Bregun Perëndimor të okupuar ndërsa 535 raste në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Sipas kësaj, Palestina me 5.2 milionë banorë regjistroi gjithsej 352.760 raste me COVID-19 dhe 3.894 viktima.

Në vendin ku janë duke u rritur rastet aktive thuhet se 25 pacientë janë në gjendje të rëndë.

– Shqetësimi rreth valës së katërt të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dje paralajmëroi se situata pandemike në vend është duke u përkeqësuar.

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës së Spitaleve të Ministrisë së Shëndetësisë, Naji Nazzal tha se ai ka shqetësime serioze se territoret e okupuara dhe të rrethuara palestineze kanë hyrë në valën e katërt të COVID-19. /aa