Palestinezët anulojnë marrëveshjen e vaksinave me Izraelin, ja arsyeja

Mai al-Kaila

Qeveria palestineze ka vendosur të anulojë marrëveshjen me Izraelin për shkëmbimin e dozave të vaksinës Pfizer, pasi ato të marra të premtën janë shumë afër datës së skadimit.

Kjo u njoftua nga Ministrja e Shëndetësisë e Autoritetit Kombëtar Palestinez (PNA) Mai al-Kaila, sipas së cilës, ekspertët e ministrisë kanë vendosur që vaksinat e marra nga Izraeli nuk përputhen me specifikimet dhe për këtë arsye kanë vendosur për t’i kthyer ato.

Marrëveshja parashikoi që Autoriteti Palestinez të kthente afërsisht 1.5 milionë vaksinat e marra nga Izraeli me furnizimin që mbërrin në shtator-tetor nga Pfizer. /tch