Dr. Bushra Othman, kirurge e përgjithshme në një mision vullnetar me Shoqatën Mjekësore Palestinezo-Australiano-Zelandeze, ka treguar për Al Jazeera realitetin dramatik në Gaza.
Ajo tha se palestinezët shpesh detyrohen të shkojnë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave në mesnatë, “për të luftuar për çdo ndihmë që mund të marrin”.
“Është një gjendje urie e detyruar. Njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre vetëm për një thes miell apo pak ushqim,” theksoi ajo.
Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet për shkak të bllokadës dhe sulmeve të vazhdueshme, ndërsa organizatat ndërkombëtare e kanë cilësuar krizën si katastrofike.




